Paralel me Inovacionin dhe Risitë

Mental HealthEvent: Lançimi i kompanisë Taumed në Shqipëri

Event: Lançimi i kompanisë Taumed në Shqipëri

Vaanmed në bashkëpunim me kompaninë prodhuese TAUMED, realizuan lançimin zyrtar të produktit KARISMA edhe për Shqiperinë, me VAANMED si përfaqësuesin zyrtar të autorizuar. Shumë profesionistë të fushës, mjekë dhe estetistë në Shqipëri janë njohur dhe trajnuar për përdorimin e këtij produkti inovativ si dhe dy pajisjeve të tjera për të cilat VAANMED është distributor: Handy dhe Carbomed CO2.

Karisma

Karizma është një produkt mjekësor që injektohet, e reabsorbueshme, është një filler rimbushës bio dhe i butë, ashtu sikurse rivendos NATYRALISHT gjendjet e para-plakjes, duke vepruar në rigjenerimin e matriksit ekstraqelizor. Formuluar totalisht me përbërës natyral pa përdorim të agjentëve kimik lidhës. Totalisht me përputhshmëri biologjike, stimulon kapacitetet rigjeneruese të lëkurës. Jo-alergjik, respekton origjinën natyrale të substancave.

Procesi i injektimit të Karisma u mundesua nga përfaqesues të autorizuar të kompanisë TAUMED për mjekët dermatologë të cilët u njohën nga afër me specifikat e procesit të injektimit të Karisma, një procedure e lehtë dhe me përfitime fantastike për lëkurën.

Carbomed CO2 – Karboksiterapia

Carbomed është një terapi mjekësore që shfrytëzon përdorimin e dioksidit të karbonit (CO,) për qëllime terapeutike. Ai vepron drejtpërdrejt në mikroqarkullim dhe mund të përdoret në trajtimin e gjendjeve të tilla si: celuliti, pamjaftueshmëria ulçera kronike venoze, limfedemë, ulçera distrofike vaskulare arteriale dhe venoze, plakja e lëkurës, alopecia, psoriasis, reumartropatia kronike e në të gjitha ato patologji që prekin në përgjithësi sistemin venoz-limfatik.

Përgjatë Eventit Trajnues me përfaqësuesit e autorizuar të TAUMED, mjekët dermatologë u njohën edhe me procesin e realizimit të Karboksiterapisë. Trajnimi përfshinte procesin e injektimit të CO2 me qëllimin e efektit eleminues të celulitit.

Handy  – Ekselenca e Plazmës

Një tjetër pajisje e prezantuar në eventin e VaanMed x TAUMED ishte edhe Handy, trajnimi i të cilit përfshinte procesin e eleminimit të nervuseve.

 

Handy, ndryshe “Ekselenca e Plazmës” është një pajisje e cila përdoret në irurgji jo ablative, estetike, dhe dermatologji. HANDY shfrytëzon jonizimin e gazit të pranishëm në ajër, gjeneron një hark të vogël elektrik sa të vaporizojë indet. Mekanizmi aktivizohet kur maja e elektrodës është afër lëkurës, pa e prekur.

Ler nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

top
X