Mjekësia estetike ka bërë një hap të madh përpara me zhvillimin e teknikave të reja që ofrojnë rezultate të shkëlqyera pa pasur nevojë për procedura kirurgjikale. Në këtë udhëtim të vazhdueshëm të kërkimit për metoda të reja, teknika ‘Lifting Touch’ ka dalë në pah si një mjet i fuqishëm dhe efektiv për të përmirësuar pamjen e fytyrës në një mënyrë natyrale dhe jo invazive.
Çfarë është ‘Lifting Touch’?
‘Lifting Touch’ është një teknikë manuale që synon të përmirësojë tonusin dhe strukturën e fytyrës, pa përdorur procedura kirurgjikale, duke u fokusuar në muskujt e mimikës së fytyrës dhe rreth gojes.
Kjo metodë është një kombinim i masazhit dhe manipulimeve të kujdesshme që stimulojnë muskujt e fytyrës, me qëllim rigjenerimin celular dhe tonifikimin muscular.
Pse ‘Lifting Touch’ është e Vecantë?
1- Vepron në Muskujt e Mimikës së Fytyrës:
“Lifting Touch” nuk është thjesht një procedurë për lëkurën, por një teknikë që vepron thellë në muskujt e fytyrës, duke adresuar zonat më të prekura nga shprehjet e përditshme.
2- Stimulon Rigjenerimin: Kjo teknike stimulon rritjen qelizave të reja, duke përmirësuar elasticitetin dhe trashësinë e lëkurës, duke sjellë një efekt të natyrshëm të ‘lifting’.
3- Pamje Natyrale dhe Efekte të menjëhershme: Një nga avantazhet kryesore të kësaj teknike është fakti që ofron rezultate të dukshme që nga seanca e parë. Nuk ka nevojë për periudha të gjata të pritjes për të parë efektet.
4- E Thjeshtë dhe pa Efekte Anësore: ‘Lifting Touch’ është një procedurë e thjeshtë dhe pa efekte anësore. Nuk ka nevojë për substancat kimike apo injeksione, duke e bërë atë një zgjedhje të preferuar për ata që duan rezultate natyrale dhe të qëndrueshme.
Përvoja e Dr.Marina Pagano në kursin “Lifting Touch”
Për të arritur sukses në përdorimin e teknikës ‘Lifting Touch’, është e rëndësishme të keni njohuri të thellë të anatomisë së fytyrës dhe teknikat e masazhit.
Për këtë arsye, në kuadër të kursit “Lifting Touch” të organizuar nga VaanMED, mjekja e njohur estetike dhe osteopate dr. Marina Pagano, ndau eksperiencën dhe njohuritë e saj me pjesëmarrësit në këtë trajnim duke i ndihmuar ato që të specializohen në këtë teknikë në mënyrë për ti ofruar kujdes të shkëlqyeshëm estetik pacientëve të tyre.
Në këtë mënyrë, “Lifting Touch” shfaqet si një alternativë e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e fytyrës me një ndërhyrje jo invazive. Përveç rezultateve të menjëhershme, ky metodë e lehtë përdoret, pa pasur nevojë për mjete të avancuara apo produkte kimike. Kjo e bën atë një zgjedhje të preferuar për profesionistët e estetikës dhe ata që dëshirojnë një teknikë të fuqishme, por të thjeshtë për përdorim.