Masterclass 2024 me Dr. Marina Pagano








Në kuadër të përkushtimit tonë për edukim të vazhdueshëm, organizuam një masterclass të veçantë me Dr. Marina Pagano, e cila ka përfunduar studimet dhe specializimet për mjekësinë estetike, elektromjekësinë dhe kozmetikën në Itali që nga viti 1990. Me përvojën e saj të gjerë në fushën e estetikës së avancuar, Dr. Pagano ndau njohuritë dhe teknikat më të fundit me pjesëmarrësit.
Gjatë këtij trajnimi intensiv, u trajtuan tema të ndryshme, duke përfshirë:
- Botox dhe Filler
- Peeling kimik dhe mezoterapi
- Epilim me lazer dhe karboksiterapi
- P.R.P dhe trajtime me radiofrekuencë
- Masazhe profesionale
Pjesëmarrësit patën mundësinë të përfshihen në sesione praktike dhe teorike, duke përfituar nga ekspertiza e Dr. Pagano për të përmirësuar aftësitë e tyre profesionale në fushën e mjekësisë estetike.
Jemi të përkushtuar të ofrojmë trajnime të nivelit të lartë për të gjithë ata që dëshirojnë të avancojnë në karrierën e tyre dhe të sjellin shërbime cilësore në Shqipëri.
VAANMED organizoi eventin ekskluziv "Vivace Night", duke prezantuar pajisjen inovative Vivace për profesionistët e industrisë estetike.


Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin demonstrime praktike të pajisjes Vivace, e cila kombinon mikrogjilpërat me energjinë e radiofrekuencës për të ofruar trajtime të avancuara të rinovimit të lëkurës. Ekspertët tanë shpjeguan se si kjo teknologji ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës, reduktimin e rrudhave dhe shenjave të akneve, duke ofruar rezultate të dukshme brenda pak kohësh.
Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu se rezultatet fillestare të trajtimit me Vivace mund të vërehen brenda disa orësh, me përmirësime të vazhdueshme gjatë javëve në vijim, falë stimulimit të prodhimit natyral të kolagjenit. Trajtimi është praktikisht pa dhimbje dhe kërkon një kohë minimale rikuperimi, duke e bërë atë të përshtatshëm për një gamë të gjerë pacientësh.
VAANMED, si distributor lider i pajisjeve mjekësore dhe estetike në rajon, vazhdon të sjellë teknologjitë më të fundit për të mbështetur profesionistët në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë për pacientët e tyre.
Për më shumë informacion mbi pajisjen Vivace dhe trajnimet e ardhshme, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare.
Shine Your Night with Karisma – Një Mbrëmje Plot Shkëlqim nga VAANMED



Eventi ekskluziv “Shine Your Night with Karisma”, i organizuar nga VAANMED, solli një atmosferë të mrekullueshme ku shkëlqimi, eleganca dhe inovacioni në estetikë u bashkuan në një natë të paharrueshme.
Në këtë event të veçantë, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me Karisma, një nga produktet më të avancuara në industrinë estetike, që sjell një qasje të re dhe inovative në kujdesin e lëkurës. Formula unike e Karisma-s, bazuar në teknologjinë më të fundit rigjenerative, ofron rezultate të jashtëzakonshme për trajtimin dhe përmirësimin e lëkurës.
🔹 Prezantim i detajuar i Karisma – Teknologjia dhe përfitimet e saj në trajtimin estetik.
🔹 Demostrime live – Ekspertët tanë treguan efektet e menjëhershme dhe mënyrën e aplikimit të produktit.
🔹 Atmosferë unike – Një natë e mbushur me elegancë, ku profesionistë të industrisë estetike dhe të ftuar specialë ndanë eksperiencat dhe vizionin për të ardhmen e inovacionit në bukuri.
VAANMED, si distributor ekskluziv i Karisma në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, vazhdon të sjellë në treg produkte të nivelit më të lartë, duke zgjeruar mundësitë për profesionistët dhe duke ofruar rezultate të jashtëzakonshme për klientët.
VAANMED në Medical & Beauty Fair 2024



VAANMED ishte pjesë e Medical & Beauty Fair 2024, një nga eventet më të rëndësishme në fushën e estetikës dhe mjekësisë, ku prezantuam teknologjitë më të fundit për trajtimin e fytyrës, trupit dhe flokut.
Në dy stendat tona, profesionistët patën mundësinë të njihen nga afër me gamën e gjerë të pajisjeve inovative dhe produkteve të avancuara që përfaqësojmë si distributor ekskluziv në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi.
🔹 Pajisje të teknologjisë së lartë për trajtime estetike dhe mjekësore
🔹 Demostrime live dhe shpjegime të detajuara nga stafi ynë i specializuar
🔹 Risitë më të fundit në industrinë e bukurisë dhe mjekësisë rigjenerative
Panairi ishte një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar profesionistët e industrisë, për të shkëmbyer eksperienca dhe për të eksploruar zgjidhjet më të avancuara për kujdesin dhe përmirësimin e shëndetit estetik.
CONFERENCE 24 - INNOVATION IN LASER TECHNOLOGY & REGENERATIVE MEDICINE | MAQEDONIA E VERIUT



Një pjesëmarrje frymëzuese dhe një hap i madh drejt të ardhmes së mjekësisë estetike! Konferenca mbi Inovacionin në Teknologjinë Laser dhe Mjekësinë Rigjenerative, e mbajtur në Maqedoninë e Veriut, mblodhi ekspertët më të njohur të industrisë, duke ndarë njohuri dhe teknologji të avancuara.
VAANMED, si lider në shpërndarjen e 12 brandeve globale në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, vazhdon të luajë një rol kyç në zgjerimin e mundësive mjekësore dhe estetike. Me mbështetjen dhe trajnimet e nivelit më të lartë, ne garantojmë që profesionistët e kësaj fushe të jenë të përditësuar me risitë më të fundit.
Krenarë për bashkëpunimet tona të jashtëzakonshme dhe për kontributin tonë në avancimin e teknologjisë mjekësore!
CONFERENCE 24 - INNOVATION IN LASER TECHNOLOGY & REGENERATIVE MEDICINE | KOSOVË





Një konferencë që shënoi një hap përpara në të ardhmen e mjekësisë estetike dhe rigjenerative! Në Kosovë, profesionistë nga e gjithë rajoni u bashkuan për të diskutuar inovacionet më të fundit në teknologjinë laser dhe mjekësinë rigjenerative, duke shkëmbyer përvoja dhe teknika të reja.
VAANMED, si distributor kryesor i 12 brandeve globale, vazhdon të forcojë industrinë mjekësore dhe estetike në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, duke ofruar mbështetje të jashtëzakonshme dhe trajnime profesionale për të gjithë profesionistët e kësaj fushe.
Kjo konferencë ishte një mundësi e artë për të bashkuar mendjet më të mira të industrisë, për të nxitur bashkëpunime të reja dhe për të sjellë ndryshime reale në fushën e estetikës dhe mjekësisë rigjenerative. Një event që shënon të ardhmen e inovacionit!
Lançimi “Bi-One” Life Touch Therapy nga Biodermogenesi








“Bi-One” Life Touch Therapy nga Biodermogenesi pajisja më e re për konturimin e trupit dhe largimin e strijave tashmë vjen edhe në Shqipëri nga Vaanmed Distribution.
Një event me pjesëmarrës profesionistë të fushës dhe të interesuar për këtë pajisje e cila vjen për herë të parë në Shqipëri: “Bi-One” Life Touch Therapy nga Biodermogenesi është metoda më efektive për celulitin, tonin e lëkurës dhe strijat në të njëjtën seancë! Në kujdesin e ekspertit përaqësues të Biodermogenesi, Sig. Maurizio Busoni, pjesëmarrësit u prezantuan me të përfitimet, fushat e aplikimit dhe shumë informacione të tjera mbi përdorimin e pajisjes nga ana teorike.
TAUMED








Vaanmed në bashkëpunim me kompaninë prodhuese TAUMED, realizuan lançimin zyrtar të produktit KARISMA edhe për Shqiperinë, me VAANMED si përfaqesuesin zyrtar të autorizuar.
Shume profesionistë të fushës, mjekë dhe estetistë në Shqipëri janë njohur dhe trajnuar për përdorimin e këtij produkti inovativ si dhe dy pajisjeve të tjera për të cilat VAANMED është distributor: Handy dhe Carbomed CO2.