VaanMed Distribution, është kompania lider në distribuimin e pajisjeve mjekësore dhe estetike me sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Si përfaqësues zyrtar i 12 markave ndërkombëtare si Deka, Shen B, Taumed, AD Swiss Med, Tricopat, FotoFinder, Sinclair etj, VaanMed realizon marketingun dhe distribucionin e produkteve dhe pajisjeve më bashkëkohore.
Me përkushtimin ndaj shëndetit dhe bukurisë, VaanMed Distribution është bërë një emër i njohur dhe i besuar në fushën e mjekësisë estetike në Shqipëri duke sjellë teknologjinë e fundit dhe trajtime revolucionare që ndryshojnë konceptin e bukurisë dhe shëndetit.
Kompania jonë, e themeluar ne vitin 2020, ka krijuar partneritet me mbi 70 qendra të madhe estetike, duke ofruar jo vetëm pajisjet më të fundit, por gjithashtu edhe një përkrahje të vazhdueshme në trajnime dhe përmirësimin e aftësive profesionale. Në ketë mënyrë ky bashkëpunim ka shërbyer si një platformë e përbashkët për shkëmbim të njohurive dhe krijim të strategjive inovative për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për pacientët.
Me një vizion të qartë për të udhëhequr rrugën e inovacionit, VaanMed ka ndikuar fuqishëm jo vetëm në sektorin e estetikës por dhe në fusha të tjera mjeksore. Kjo sepse një pjesë e madhe e pajisjeve që tregtojmë përveç aspektit estetik shërbejnë edhe në trajtime të shumta mjeksore dermatologjike, kirurgjikale apo gjinekologjike për pacientët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Kjo bën që VaanMed Distribution të jetë një partner i shkëlqyer për ata që janë të përkushtuar ndaj ofrimit të shërbimeve estetike dhe mjeksore në Shqipëri.