
DEKA
DEKA: Lider në Inovacionin Laserik Mjekësor
E themeluar në vitin 1991, DEKA është një kompani ndërkombëtare dhe pjesë e El.En.Group, që sjell risi për sektorin global mjekësor. Për gati 30 vite, DEKA ka transformuar terapitë dhe pajisjet laserike mjekësore, duke përmirësuar punën e mjekëve dhe mirëqenien e pacientëve.
Duke bashkëpunuar me qendra kërkimore dhe universitete të njohura, DEKA garanton prodhimin e pajisjeve të sigurta dhe me cilësi të lartë. Produktet kryesore përfshijnë: Again, Motus AX, Onda, Red Touch, Schwarzy, dhe Smart Xside Trio.
Pajisjet DEKA janë të pajisura me patenta ndërkombëtare dhe të çertifikuara nga CE dhe FDA, duke vendosur standarde të reja në teknologjinë mjekësore.
SHENB
SHENB është një kompani koreane, lider në prodhimin e pajisjeve mjekësore të avancuara që përdorin teknologjitë e radiofrekuencës (RF) dhe plazmës. E themeluar në vitin 1999, ajo ofron pajisje mjeko-estetike të certifikuara ndërkombëtarisht.
E fokusuar në Kërkim dhe Zhvillim (R&D), SHENB siguron teknologji inovative dhe rezultate klinike të sigurta. Gjithashtu, kontribuon në përparimin shkencor me artikuj të bazuar në gjetjet e saj kërkimore.
Pajisjet kryesore janë Vivace dhe Virtue RF, të certifikuara sipas standardeve CE dhe FDA.


TAUMED
TAUMED është një kompani italiane që prodhon dhe shpërndan pajisje mjekësore dhe estetike të avancuara, duke ofruar zgjidhje lider në treg.
Qëllimi i saj është të pajisë mjekët dhe profesionistët e mjekësisë estetike me teknologjitë më të mira, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.
Të gjitha pajisjet plotësojnë standardet CE dhe janë të regjistruara në repertorin kombëtar të pajisjeve mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë italiane.
Pajisjet kryesore: Carbomed CO2, Handy, dhe Karisma, të pajisura me patenta ndërkombëtare dhe të certifikuara sipas CE dhe FDA.
AD Swiss Medtech SA
AD Swiss Medtech SA është një kompani zvicerane e themeluar në prill 2017, e specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve mjekësore inovative dhe joinvazive, të bazuara në kërkime shkencore.
E njohur për teknologjitë e saj unike të vibrimeve selektive fokale, kompania bashkëpunon me universitete dhe institute kërkimore për të siguruar vlerë të lartë terapeutike.
Certifikime: Pajisjet e saj janë të certifikuara sipas ISO 13485 dhe CE N0.31494, si dhe të pajisura me patenta ndërkombëtare.
Pajisja kryesore: Vibra 3.0, e certifikuar sipas CE dhe FDA


Sinclair
Sinclair është një kompani ndërkombëtare në fushën e mjekësisë estetike, e themeluar në vitin 1971. Ajo ofron një gamë të gjerë pajisjesh dhe produktesh, të cilat tregtohen në 55 vende të botës, duke u mbështetur në filiale të shumta dhe një rrjet global shpërndarësish.
Sinclair ka zhvilluar një portofol teknologjish estetike të avancuara, të dizajnuara për të ofruar trajtime efektive, minimalisht invazive, me cilësi të lartë dhe rezultate natyrale me qëndrueshmëri afatgjatë.
Pajisja kryesore: Preime Dermafacial, e pajisur me patenta ndërkombëtare dhe e certifikuar sipas CE dhe FDA.
TRICOPAT™
TRICOPAT™ është zhvillimi më i fundit në trikologji për trajtimin e patologjive të kokës së meshkujve dhe femrave, i cili realizohet pa dhimbje dhe pa injeksione.
TRICOPAT ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në Itali dhe është i njohur për produktet inovative dhe efektive në kujdesin e flokëve.
Ai përdor metodologjinë unike TRICOGENESI™, e cila është e mbrojtur nga 2 patenta globale dhe është një risi 100% italiane.
TRICOPAT™ është rezultati i mbi 15 viteve përvojë në dermatologji dhe u zhvillua nëpërmjet një projekti kërkimor të realizuar nga Qendra Shkencore dhe Teknologjike CNR, ENEA, dhe Universiteti i Bolonjës.
