
DEKA
Kompania DEKA e themeluar në vitin 1991, është një epiqendër inovacioni për të gjithë sektorin global mjekësor, me studiues dhe zbulime shkencore që kanë krijuar përfitime reale në të gjithë botën.
Prej gati 30 vitesh në treg, DEKA ka inovuar botën me sisteme laserike mjekësore dhe terapi të reja me qëllim përmirësimin e punës së mjekëve dhe i mirëqenies së pacientëve.
Si një kompani 100% ndërkombëtare dhe pjesë e El.En.Group, ajo është e angazhuar të ofrojë inovacion me anë të sistemeve revolucionare, teknologjive unike dhe aplikacioneve më të avancuara si dhe kufijve të rinj terapeutikë.
DEKA bashkëpunon me qendra të shquara kërkimore, objekte mjekësore dhe universitete në mbarë botën me qëllim prodhimin e pajisjeve të sigurta duke përdorur komponentë me cilësi të lartë.