Rreth Nesh

VaanMed Distribution, është kompania lider në distribuimin e pajisjeve mjekësore dhe estetike me sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Si përfaqësues zyrtar i 12 markave ndërkombëtare si Deka, Shen B, Taumed, AD Swiss Med, Tricopat, FotoFinder, Sinclair etj, VaanMed realizon marketingun dhe distribucionin e produkteve dhe pajisjeve më bashkëkohore.

Me përkushtimin ndaj shëndetit dhe bukurisë, VaanMed Distribution është bërë një emër i njohur dhe i besuar në fushën e mjekësisë estetike në Shqipëri duke sjellë teknologjinë e fundit dhe trajtime revolucionare që ndryshojnë konceptin e bukurisë dhe shëndetit.

Kompania jonë, e themeluar ne vitin 2020, ka krijuar partneritet me mbi 70 qendra të madhe estetike, duke ofruar jo vetëm pajisjet më të fundit, por gjithashtu edhe një përkrahje të vazhdueshme në trajnime dhe përmirësimin e aftësive profesionale. Në ketë mënyrë ky bashkëpunim ka shërbyer si një platformë e përbashkët për shkëmbim të njohurive dhe krijim të strategjive inovative për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për pacientët.

Me një vizion të qartë për të udhëhequr rrugën e inovacionit, VaanMed ka ndikuar fuqishëm jo vetëm në sektorin e estetikës por dhe në fusha të tjera mjeksore. Kjo sepse një pjesë e madhe e pajisjeve që tregtojmë përveç aspektit estetik shërbejnë edhe në trajtime të shumta mjeksore dermatologjike, kirurgjikale apo gjinekologjike për pacientët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Kjo bën që VaanMed Distribution të jetë një partner i shkëlqyer për ata që janë të përkushtuar ndaj ofrimit të shërbimeve estetike dhe mjeksore në Shqipëri.

CEO&OWNER

Të jesh ajo grua që frymëzon të tjerat të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre, pa u ndalur nga paragjykimet, është një mesazh që përçon historia e Dorina Shamos.

Sot, Dorina është një emër i njohur në biznesin shqiptar, duke zotëruar disa biznese në Tiranë dhe më gjerë. Ajo ka krijuar rrjete të suksesshme si Farmaci Dorina, Promed, dhe klinikat estetike Frontera Medical & Spa. Përveç kësaj, ajo ka ndërtuar një prej bizneseve më strategjike të saj, Vaanmed Distribution, një distributor kryesor i 9 kompanive multinacionale. Nëpërmjet Vaanmed, Dorina ka sjellë në treg pajisje të avancuara mjekësore si DEKA LASER, duke ngritur standardet e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri.

Rrënjët e këtij suksesi burojnë nga vlerat e forta që Dorina trashëgoi nga babai i saj: disiplina dhe vendosmëria. Ironikisht, pritshmëritë e ulëta ndaj saj, si një grua në biznes, u bënë motivi kryesor për të thyer çdo barrierë.

Nga farmacistja e re që sfidoi çdo paragjykim, sot Dorina drejton mbi 130 punonjës dhe vazhdon të zhvillojë biznese të reja. Për më tepër, ajo është një nënë e përkushtuar e dy fëmijëve dhe një model frymëzues për gratë që kërkojnë të realizojnë potencialin e tyre.

Scroll to Top